Loja që bëhet me medikamentet nga kompanitë farmaceutike është shndërruar tashmë në një fenomen të përsëritur. Pak kohë më parë, rritja me disa herë e çmimit të ilaçit që ërdorhej për kurimin e HIV-it u kthye në një çështje botërore.
Një skandal i ri ëhstë zbuluar, këtë herë në Itali. Porkuroria atje ka nisur një heitm ndaj komaonisë së njohur farmaceutike Roche-Novartis. Kjo kompani merrte plot 900 euro për ilaçin e “Bevacizumab”, që në fakt kushtonte vetëm 80 euro. Kjo pasi kompania kishte ndryshuar informacionet në ambalazhin e medikamnetit. I njëjti produkt në përbërje, por me emër tjetër kushtonte vetëm 80 euro.
Porkuroria e Romës ka nisur heimet pasi dyshon se kompania ka ndryshuar qëllimisht informacionet për të rritur me disa-fish fitimet.
Bevacizumab është një ilaç i cili përdoret për disa lloje kanceri. Sipas studimeve ilaçi ka rezultuar efektiv dhe ka dhënë rezultat duke përmirësuar ndjeshëm shëndetin e apciaentëve. Po ashtu, ky ilaç përdoret edhe për disa sëmundje të syrit që prekin moshat e thyera.
Sipas statistikave, 1 ndër 3 të moshuar preket nga sëmundja e mokulopatit, që prek retinën. Pikërisht numri i madh i pacientëve ka bërë që kompania të abuzojë duke rritur çmimin 100-fish./JavaNews/a.m.