Në shtetas 35 vjeçar është arrestuar nga policia e Divjakës nën akuzën e dhunës në familje.
Në pranga ka përfunduar shtetasi Elton Bita, i cili ka ushtruar dhunë fizike e psikologjik ndaj bashkëshortes së tij, madje edhe në prezencë të fëmijës të tyre të mitur.
Divjakë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Elton Bita, 35 vjeç, banues në Divjakë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases K.B, 34 vjeçe, në prezencë edhe të fëmijës së tyre të mitur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal./a.m.