Thellohet edhe më tej tragjedia e famljes Preka nga Velipoja. Pas disa ditësh në gjendje koma ka ndërruar jetë edhe vajza 10-vjeçare Noemi Preka.
Vogëlushja nuk a mundur dot të mbijetojë me gjithë ndërhyrjen e mjekëve të spitalit të Shkodrës. Prej ditësh ajo mbahej në jetë nga aparaturat ndërkohë zemra e vogëlushes ndali sot.
Me vdekjen e saj ka shkuar në 4 numri i viktimave nga familja. Më herët, humbën jetën babai Edmond Preka, dhe dy fëmijët, përkatësisht djali 9-muajsh dhe vajza tjetër 5-vjeçe. Nga kjo tragjedi shpëtoi vetëm gruaja 36-vjeçare Evisa Preka e cila e ka kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhet në gjendje shoku në spital.
/a.m.