I ftuar në emisionin më të ri në ABC News, “Provokacija” nga Mustafa Nano, kryeministri i vendit tha se negociatat me BE-në do të hapen, por mund të shtyhen deri në fund të të vitit.
Megjithatë, ai tha se nëse hapja e negociatave nuk ndodh në Qershor, atëherë kjo çështje mund të shtyhet për në fund të vitit. “Unë kam shumë besim se nëse nuk ndodh ndonjë gjë, po themi që sot, ne nuk e dimë, diçka e paparashikueshme, negociatat do të hapen. Çështja është nëse ne do të arrijmë t’i bindim vendet anëtare dhe nëse vendet anëtare do të kenë disponimin e plotë për t’i hapur negociatat në Qershor apo nëse kjo mund të shtyhet për në fund të vitit”, u shpreh kryeministri, Edi Rama.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Angela Merkel e ka komplimentuar, kur ai u shfaq për herë të parë me atlete.
I pyetur nga Mustafa Nano, në emisionin Provokacija, se çfarë mund të mendonte Angela Merkel për Edi Ramën, ai tha se kancelarja i ka bërë kompliment për atletet.
Intervista me Edi Ramën ka nisur me këmbët e kryeministrit dhe të moderatorit mbi tryezë.
Kamera fokusonte atletet e të dyve, ndërkohë që Nano fliste për “këmbët e famshme” të Ramës.
Mustafa Nano: Çfarë mund të mendojë Angela Merkel për Edi Ramën?
Edi Rama: Nuk e di duhet ta pyesni, nuk e kam idenë.
Di të them që për atletet, kur u shfaqën për herë të parë më ka bërë një kompliment shumë të bukur.
“Veshja e atleteve në Trieste ka qene e detyruar se atje ishte një vape e tmerrshme, dhe mua këpucët më kishin vrarë këmbët, kisha marrë me vete dhe këpucë dhe atlete. Atje isha i detyruar që të zgjidhja të vishja atletet. Duhet theksuar se dhe moda shpesh vjen prej sjelljeve aksidentale,” deklaroi Rama.