Mervil Ndokyt u transferua një vit më parë, tek ekipi i Getafes në La Ligan spanjolle, me klubin bardheblu që bëri një nga shitjet më të mëdha në histori.
Fantazisti, ndërkohë, që nga janari është regjistruar me ekipin e parë.
Ai ka debutuar dje me Getafen, në sfidën që spanjollët zhvilluan ndaj Selta Vigos, dhe fituan me shifrat 3-0.
Mervil u fut në lojë në minutën e 86-të. Nëpërmjet një postimi në Facebook, klubi i Tiranës i ka uruar suksese 19-vjeccarit në karrierën e tij.