Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat pasi zbardhi letrën e tij adresuar ministrit Ditmir Bushati, ku ai refuzonte dhënien e autorizimit për negociatat me Greqinë.
Meta ka shpjeguar para gazetarëve edhe arsyet se pse nuk pranoi të firmosë autorizimin.
“Presidenti nuk do të bëjë lojë politike në marrëdhëniet me fqinjët, aq më tepër me Greqinë, dhe për një çështje aq delikate që ka sensibilitet. Duam një marrëveshje që t’i qëndrojë kohës dhe që të mos jetë e kontestueshme. Presidenti nuk mund të vihet para fakteve të kryera, nuk mund të reagojë në fund”, deklaoi Meta.
Preisdenti argumentoi se nuk mund të shkelë mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010 e cila rrëzoi marrëveshjen e parë me Greqinë. Ai zbardhi edhe qëndrimin e opoizitës për çështje, referuar konsultimeve që ka zhvilluar.
“Kam pasur takime me të gjithë koegët e nderuar që kanë shërbyer si presidentë dhe me përfaqësuesen e mazhroancës zonjën Kodheli, dhe përfaqësuesin e opozitës në Komisionin e Jashtëm zotin Shehu, për të shkërmbyer mendime. Opozita mund të bëjë vetë të qratë qëndirmin e saj, por qëndirmi i opozitës ka qenë që kjo çështje duhet të zgjidhet në Gjykatë Ndërkombëtare me mirëkuptim midis palëve. Dhe sigurisht ky është një opsion, është një mundësi. Opozita ka të drejtën e saj për qëndrimin, njëkohësisht respektoj angazhimin e qeverisë për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje, por më duhet të theksoj se për këtë çështje ka një vendim të posaçëm të Gjykatës Kushteuese, që është një vijë e kuqe, duke filluar nga presidenti”, deklaroi Meta.
I pyetur nëse synon të drejtojë vetë negociatat Meta u përgjigj:
“Presidenti nuk synon të bëjë atë rol që ia jep Gjykata Kushtetuese, pra që të ulet dhe të drejtojë bisedimet, sepse nuk do ishte e mirë as për presidentin as për shtetin, presidenti nuk është ekspert, por presidenti ka për detyrë që të përmbushë të gjitha përcaktimet e këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me objektin, kufijtë, draftin e marrëveshjeve, me metodologjinë dhe padyshim edhe me ekipin negociator”.
Meta deklaroi më tej se “Nuk mund të bëhëm pjesë e asnjë cënimi të kushtetutës apo të ndonjë bashkëfajësie edhe pa dashje. Jam i gatshëm të marr çdo përgjegjësi që më ngarkon kushtetuta”.
Meta: Askush nuk mund të më imponohet me axhendat personale
Duke iu përgjigjur pyetjes se nëse ndihet nën presion për refuzimin, ai tha se axhenda e cilitdo nuk mund t’i imponojë të mos përmbushë detyrimet e tij.
“Kam konsideratë të lartë për Tsipras, ka qenë konstruktiv edhe në rastët e përplasjeve të panevojshme mes dy vendeve. Axhenda e cilitdo personalitet nuk mund të më imponojë që të mos përmbush detyrimet e mija. Mund të shpreh konsideratën më të lartë për konstruktivitetin e tij, edhe në situata në nxehta me retorika populiste mes vendeve. Axhenda e cilitdo personalitet të nderuar nuk mund të më imponojë mua që të mos përmbush detyrimet e mija për realizimn me sukses të një marrëveshjeje historike që duhet të zgjidhet njëherë e përgjithmonë”, deklaroi Meta.
Meta: Nuk kam asnjë informacion nga Bushati
Meta deklaroi më tej se ai nuk ka asnjë informacion për marrëveshjen me Greqinë nga Ministria e Jashtme.
“Institucioni i presidentit nuk ka asnjë informacion për bisedimet e zhvilluara me greqinë, i kam bërë të qartë ministrit Bushati që për këtë çështje abshkëpunimi do jetë vetëm zyrtar për të evituar çdo lloj keqkuptimi. Edhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë informacion, unë jam i qetë, jam i duruar, jam konstruktiv, e urrej protokollin në kuptimin që jam i hapur të punoj gjithë ditën, gjithë natën për çështje të rëndësishme por unë mund të përgjigjem vetëm për sjelljen dhe detyrimet e mija kushtetuese dhe institucionale. Dhe unë për këtë ëprgjigjem para kushtetutës, përjgigjem para Kuvendit, përgjigjem edhe para qytetarëve shqiptarë. Presidenti nuk mud të vihet para faktit të kryer nga askush”, tha Meta.
“Letrën për Bushatin e bëra publike jashtë dëshirës sime, ja pse”
“U detyrova sot jashtë dëshirës time të bëj publike përgjigjen për MEPJ për kërkesën për autorizimin për negociatat me Greqinë. Duke nënvizuar rëndësinë e madhe të frymës së mirëbesimit me të gjithë fqinjët, jo vetëm me detyrën aktuale si president, dua të theksoj angazhimin tim për zgjedhjen e kësaj çështje. Është e domosdoshmet të ketë trasparencë të plotë të të gjithë procesit nga të gjitha institucionet e shtetit, në respekt të kushtetutës dhe vendimit të gjykatës Kushtetuese të vitit 2010. Dua të nënvizoj se sjellja dhe kontributi i presidentit të Shqipërisë do jetë i bazuar vetëm në Kushtetutë”- tha Meta.
Meta pyetet për “presidentin e përbashkët” dhe Llallën “Non grata” në SHBA, ja si përgjigjet
Meta u pyet edhe për dy çështje të tjera jashtë rendit të ditës që lidhen me deklaratën e Ramës për president të përbashkët me Kosovën dhe shpalljen e ish-kryeprokurorit LLalla “non grata” nga SHBA.
Lidhur me këto pyetje Meta u përgjigj se “Nuk kam asnjë koment për çështje të cilat nuk kanë të bëjnë me boshtin e kasaj konference për shtyp, e cila ka qenë me një temë të qartë, të paralajmëruar”, deklaroi Meta.
/a.m.