Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur pamjet nga ura 300 vjeçare e Shën Prodhomit per te uruar gjithe ndjekesit e tij ne rrjetin social Facebook per nje dite te mbare.
Postimi i Ramës
MIRËMËNGJES 😃 dhe me këto pamje nga ura 300 vjeçare e Shën Prodhomit, që këtë pranverë do të restaurohet tërësisht duke krijuar bashkë me Manastirin e Shën Prodhomit dhe 4 kishat e restauruara tanimë të Voskopojës një destinacion të ri dhe të kompletuar turistik për zonën, ju uroj një ditë të mbarë 🌹 Për të evituar dëmtimin e këtij monumenti kulture të kategorisë së parë nga mjetet e rënda, ura do të jetë e dedikuar vetëm për këmbësorët dhe paralelisht me të do të ndërtohet një urë e re që do të shërbejë posaçërisht për transportin e makinave 👍