OSHEE ka bërë me dije këtë mbrëmje se fshati Picallë pranë Selitës nuk ka energji elektrike pasi persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur bobinat e bakrit (dyshohet për skrap) të transformatorit në kabinë.
Mësohet se OSHEE ka bërë denoncim në polici.
Për shkak të terrenit, është i vështirë rikuperimi në kohë i demit, duke bërë kështu që të ngelen pa drita 24 abonentë të fshatit./a.m.