Komisioni Europian reagoi pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, në parlamentin e Kosovës, ku ai foli për një president të përbashkët të vendeve si simbol të unitetit kombëtar.
Reagimi erdhi nga zëdhënësja e BE Catherine Ray e cila i cilësoi deklaratat e Ramës të papërshtatshme.
Në një reagim për mediat, Ray thotë se deklaratat që mund të interpretohen si ndërhyrje në punët e një shteti tjetër nuk i shërbejnë fqinjësisë.
“Deklaratat që mund të interpretohen si një ndërhyrje politike në vendet fqinje nuk ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore,” tha ajo.
“BE pret që në të gjithë rajonin të vazhdojë ndërtimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunuese”.
“BE ka vazhduar të mbështesë parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit në këtë rajon”.
/a.m.