Wilson Rodriguez thotë vendimi për t’u larguar nga Madridi ishte pozitiv për 26 vjeçarin.
James Rodriguez e ndërroi Real Madridin me Bayern Munichun gjatë verës për shkak se nuk gjente shumë hapësira në formacionin e Los Blancos. Babai i kolumbianit, thotë se ky ishte vendim i duhur, pasi James është titullar te klubi nga “Allianz Arena”. “Djali im bëri mirë që u largua nga Real Madridi për Bayern Munichun, ai është shumë i lumtur në Gjermani”, tha ai për “Marca Claro”.
“Ai e do Real Madridin shumë, nuk besoj se duhet të dyshojë dikush për këtë. Sido që të jetë, gjëja më e mirë për të ishte që të largohej”, shtoi Ëilson Rodriguez.
James po shkëlqen me trajnerin, Jupp Heynckes, duke qenë titullar i padiskutueshëm – diçka që nuk ndodhte te Reali me Zinedine Zidane. James ka bërë 24 paraqitje për Bayernin këtë edicion, duke shënuar katër gola – që të gjitha në Bundesliga.
“Zidane ishte idhulli i Jamesit, por kjo nuk do të thotë se trajneri nuk mund të vendosë se djali im nuk përshtatet në skuadër. Sido që të jetë, ai kurrë nuk do të flasë keq për të”, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)