Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është i gatshëm të thyejë rekordin e klubit duke ofruar 200 milionë euro për të transferuar mesfushorin belg, Kevin de Bruyne nga Manchester City, raporton “Don Balon” të dielën.
De Bruyne ka qenë në formë të lartë këtë stinor, ndërsa ka udhëhequr Man. Cityn në krye të renditjes. Ai ka shtatë gola e 14 asistime në 27 ndeshje në Premier League, shkruan “Koha Ditore”.
Derisa Reali nuk ka mungesë të talenteve në skuadër, Perez është i interesuar të ketë në radhët e veta një prej mesfushorëve më të mirë në botë dhe për të mendon të paguajë 200 milionë euro. (b.an)