Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke sqaruar sot në komisionin e Sigurisë për projektligjin e vetingut, i ka dhënë përgjigje pyetjes së demokratit Flamur Noka, nëse policia e shtetit është apo jo e kanabizuar. Kjo ka mjaftuar që debati të marrë tjetër zhvillim, duke u ndalur në domosdoshmërinë sipas Xhafajt të vetingut për politikanët.
Debati në komision
Noka: A është Policia e Shtetit e kanabizuar?
Xhafaj: Policia e Shtetit nuk është e kanabizuar. Por individë të policisë kanë lejuar kanabizimin dhe janë përfshirë në kultivimin e kanabisit. Ndaj vetingu është një hap i rëndësishëm për të rikthyer besimin në Policinë e Shtetit.
Salianji: Ligji per Vetingun e policise jo vetem qe eshte i mirepritur por eshte i vonuar, ka pas inisiative qe ne qeverisjen e Partise Demokratike te cilen ju nuk e perfillet per 5 vjet. Sot qe po behet vetingu, kontrolli profesional, kontrolli i pasurise dhe kontrolli i lidhjeve me persona me lidhje kriminale te cdo punonjesi te policise se shtetit, pse nuk keni perfshire edhe kontrollin e Ministrit te Brendshem dhe me pas edhe te gjithe politikes? Thoni qe niveli i sigurise eshte i ulet, per arsye te mosndeshkueshmerise se personabe realisht pergjegjes, kapaciteyeve te uleta ne radhet e puninjesve qe bejne kontrollin e territorrit dhe qe ka deshtuar sistemi i karrierres dhe i gradimeve, emerimet e personelit te policise etj. Keni pranuar ato qe ne si PD i kemi thene per me shume se 4 vjet. Mendoni se ju qe e krijuat kete gjendje do te beni te mundur kontrollin duke qene se ne kete ligj kontrollin do e beje qeveria me ndikim te forte politik.
Xhafaj: Nëse do isha pjesë e policisë apo gardës patjeter… Por nëse do duhet t’i nenshtrohen vetingut politikanët. Do ta votoj me te dy duart nje nisme te tille ligjore. Do duhet të kemi vetting në politikë. Të atyre që kanë pasur funksione politike, të atyre që kanë pasur në dorë pasuritë e këtij vendi.