Sokol Mujaj drejtuesi i fuoristradës së përfshirë në aksidentin e Shkodrës rezulton një preson me precedent penal. Nga një hulumtim rezulton se Sokol Mujaj është arrestuar në vitin 2004 për trafik raketash nga Mali i Zi drejt Shqipërisë dhe u dënua nga Gjykata e Krimeve të rënda me afro 8 vite burg.
Sipas të dhënave Sokol Mujaj sëbashku me Ilmi Isufin, Armir Troshanin dhe Mentor Canin u arrestuan si pjesë e një organizate që po trafikonin 3 raketa tokë – ajër të tipit “STELA 2 M”, të cilat do të trafikoheshin më pas nga Tirana në një destinacion tjetër jashtë Shqipërisë.
Nga i gjithë dënimi i Krimeve të Rënda, Mujaj kreu vetëm 6 vite burg, pasi në vitin 2010 ai u lirua pas amnistisë së Presidentit Topi që i fali Sokol Nikoll Mujajt vitet e mbetura nga dënimi. Për të dhënat e personave të përfshirë në këtë aksident Report TV kontaktoi edhe me Policinë e Shkodrës, por nga ana e policisë nuk jepet asnjë informacion në lidhje me personat e përfshirë në aksident dhe të shkuarën e tyre.
Madje në versionet paraprake identiteti i dy personave që ndodheshin në foristradë është dhënë jo i saktë. Ndërkaq, Mujaj edhe pse rezultonte në gjendje të lirë, është një persona i skeduar nga ana e policisë dhe mbahej vazhdimisht në survejim. Edhe sa i përket shkaqeve të këtij aksidenti tragjik, policia është ende pa një version të saktë se kush është shkaku u aksidentit që mori jetën e 3 personave.