Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka paralajmëruar nisjen e vettingut për politikanët.
Gjatë prezantimit në Komisionin e sigurisë të projektligjit për vettingun në polici, Xhafaj theksoi se personat që kanë mbajtur funksione politike dhe që kanë pasur në dorë pasuritë e këtij vendi, duhet t’i nënshtrohen vettingut.
Ministri deklaroi se do ta votonte me dy duart një nismë të tillë ligjore, ndërsa shprehu gatishmërinë që procesi të nisë nga ai personalisht.
Debati në komision
Noka: A është Policia e Shtetit e kanabizuar?
Xhafaj: Policia e Shtetit nuk është e kanabizuar. Por individë të policisë kanë lejuar kanabizimin dhe janë përfshirë në kultivimin e kanabisit. Ndaj vetingu është një hap i rëndësishëm për të rikthyer besimin në Policinë e Shtetit.
Salianji: Ju si mazhorancë se keni pranuar që policia ka pasur probleme të thella në lidhjet e saj me krimin.Duke qenë se përfshini në këtë vetting të gjithë punonjësit e policisë së shtetit, a nuk mendoni se në këtë ligj duhej përfshirë edhe ministri i Brendshëm, për lidhjet e tij me krimin, pastaj të shtrihej në gjithë klasën politike.
Xhafaj: Nëse do isha pjesë e policisë apo gardës patjeter… Por nëse do duhet t’i nenshtrohen vetingut politikanët, do ta votoj me te dy duart një nisme të tille ligjore. Do duhet të kemi vetting në politikë. Të atyre që kanë pasur funksione politike, të atyre që kanë pasur në dorë pasuritë e këtij vendi. Vetting-u në politikë le të fillojë nga ministri i Brendshëm
a.ç