Një aksident tragjik përgjaku rrugën Shkodër – Velipojë pasditen e 18 shkurtit 2018. Përplasja fatale e dy automjeteve kokë me kokë me njëra – tjetrën la të vdekur 40 vjeçarin Edmond Preka, djalin 9 muajsh dhe vajzën 5 vjeçare
Shefi i Urgjencës në Shkodër, Astrit Lahi ka dhënë informacion për gjendjen shëndetësore të gruas Evisa Preka dhe vajzës së saj 10-vjecare të cilët u plagosën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mbrëmë në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.
“Truri është jashtë funksionit edhe trupi po ashtu thotë shefi i urgjencës Astrit Lahi. Lajmi për vdekjen nga urgjenca mund të ketë qenë një nxitim i momentit. Gjendja e vajzës është në një status qe mbrëmë dhe s’ka përmirësime dhe sa me shumë që kalon koha aq me të pakta janë shanset. Rikthimi i saj në jete është thuajse i pamundur”- thotë shefi i Urgjencës, raporton ‘BalkanWeb’.
Kujtojmë se bashkëshorti i gruas i cili drejtonte makinë, Edmond Preka dhe dy fëmijët 8 muajsh dhe 4 vjeç nuk mundën t’i mbijetonin plagëve të marra dhe kanë ndërruar jetë dje.