Një grua është në luftë për jetën në spitalin e Elbasanit. Policia bën me dije se shtetasja N.D., rreth 44 vjeçe banuese në Elbasan është derguar në spital nga familjaret e saj në gjendje të rendë, e qëlluar me armë gjahu.
Njoftimi i policise
Në datë 19.02.2018, rreth orës 06:20 në spitalin Kirurgjik Elbasan familjarët kanë çuar në gjendje të rëndë shtetasen N.D., rreth 44 vjeçe banuese në Elbasan.
Grupi hetimor në përfundim të veprimeve të para hetimore ka konstatuar se shtetësja N.D, dyshohet se është vetplagosur me armë gjahu.
Grupi hetimor në banesë ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut (çifte).
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.