Banorët e pallatit 8-katësh në Gjirokastër kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë, pasi sipas tyre nuk është marrë asnjë masë.
Me lopata në duar, atë thonë se do ta heqin vetë paltën që ka pushtuar apartamentet e tyre.
“Nuk kemi garanci për jetën. Kemi dy javë që rrimë me rroba nëpër duar. Kemi frikë pasi çdo dite pallati përson çarje”, shprehen banorët.
“Autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë për heqjen e baltës dhe po i pastrojmë vetë. Muret në tre katet e para të pallatit kanë pësuar çarje”- shprehen qytetarët.
Më herët, prefekti Gjirokastrës Astrit Aliaj në një prononcim për mediat i bëri thirrje banorëve që mos të kthehen në banesa edhe për disa ditë.
“Do të punojmë për largimin e baltës nga pallati. I rëndësishëm drenazhimi i ujërave. Banorët të qëndrojnë jashtë banesave edhe për disa ditë. Banesat më të dëmtuara do të dëmshpërblehen 100%,” u shpreh ai.