Kosova po feston prej dy ditësh 10 vjetorin e Pavarësisë.
Të ftuar nga Tirana janë krerët më të lartë të vendit si dhe lideri i opozitës.
Gjatë ditës së sotme ka parakaluar në Prishtinë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, paradë e cila u ndoq edhe nga kreu i opozitës, Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe ish kryeministri Berisha.
Panorama ka siguruar edhe një fotografi të ish kryeministrit Berisha dhe ish Presidentit, Rexhep Meidani, të cilët kanë qëndruar për rreth 30 minuta së bashku kafen e një prej holeteve të Prishtinës.