Katër të vrarë dhe katër të plagosur është bilanci i ngjarje të rëndë që ka ndodhur mesditën e sotme në Dagestan të Rusisë.
Sipas Sputnik, atentatori ka gjuajtur mbi turmën e njerëzve në qytetin Kizlyar, në republikën e Dagestanit, kur ata po ktheheshin nga një shërbesë kishtare të festës popullore ruse. Mësohet se autori është vrarë nga forcat e policisë.(Panorama)