Sipas akt-akuzës Agjencia e Kërkimeve në Internet, një organizatë propaganduese e lidhur me Kremlinin, u angazhua “në operacione për të ndërhyrë në zgjedhje dhe proceset politike” gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2016.
Sipas akt-akuzës, 12 punonjës të firmës akuzohen për “ndërhyrje që synojne Shtetet e Bashkuara” nga 2014 deri tani.
Qëllimi ishte “nxistja e mosmarrëveshje në Shtetet e Bashkuara për të minuar besimin e publikut në demokraci”, tha të premten zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Rod Rosenstein. “Nuk duhet t’i lejojmë ata të kenë sukses”, tha ai.
Paditë i njoftoi zyra e Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller.
Hetimet e hollësishme të zotit Mueller mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhje çuan në ngirtjen e një padie ndaj ish-kryetarit të fushatës së zotit Trump Paul Manaforti si dhe bashkëpunëtorit Rick Gates.
Ish këshilltari për Sigurisë i zotit Trump Michael Flynn dhe ish këshilltari për politikën e jashtme gjatë fushatës, George Papadopoulos, kanë pranuar fajin se kanë gënjyer FBI-në lidhur me kontaktet e tyre me zyrtarët rusë gjatë fushatës dhe tranzicionit të pushtetit./VOA