Një 53-vjeçar nga Fieri ka mbetur i plagosur ditën e sotme.
Policia e Fierit, në një njoftim të shkurtër për mediat, thotë se 53-vjeçari është dërguar në spital nga familjarët, i plagosur me thikë në bark.
P.Xh ndodhet në sallën e kirurgjisë nën kujdesin e personelit mjekësor, ndërsa blutë e Fierit ende nuk kanë të dhëna sesi ka ndodhur ngjarja.
Ndërsa, në fund të njoftimit, policia thotë se grupi hetimor po punon për identifikimin, kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./a.m.