10 vite përjashtim nga të gjithë kompeticionet Evropiane dhe 1 mln euro gjobë, kjo është kërkesa tronditëse që inspektorët e UEFA-s kanë depozituar në Komisionin e Disiplinës ku kërkojnë një dënim shembullorë për klubin e Skënderbeut. Inspektorët e UEFA-s nuk janë mjaftuar me përjashtimin e klubit korçarë dy vite më parë nga Kupat e Evropës pasi ai përkufizohet vetëm si hapi i parë, një masë parandaluese.
Skënderbeu pritet të behët shembull pasi një masë e tillë kaq e rreptë mund të sjellë shkrirjen e një klubi ku burimet kryesorë të fitimit i ka pikërisht nga pjesëmarrja në kupat e Evropës dhe për më tepër një kërkesë e tillë nga inspektorët është marrë gjithnjë në konsideratë. Skënderbeu akuzohet për trukim dhe manipulim ndeshjes në një hark kohe disa vjeçar, fakt të cilin edhe vetë përfaqësuesit e Skënderbeut e kanë pranuar nëse do ti referohemi pikës 178 të këtij raporti të siguruar nga “News24” dhe “BalkanWeb”.
Gjatë seancës dëgjimore ne KAS, përfaqësuesit ligjorë të Skënderbeut kanë pranuar raportin e luhatje të basteve ku cilësohet se kjo mund të jetë kryer nga një ose më shumë lojtarë, por kanë hedhur poshtë faktin se këtë trukime janë kryer dhe dijeninë e drejtuesve të klubit. Në këtë raport voluminoz zbardhet e gjithë skema se si klubi i Skënderbeut është përshirë në trukimin e ndeshjeve, pika 231 ndërsa Inspektorët e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës shprehen të bindur se klubi i Skënderbeut është fajtor për trukimin e ndeshjesh, pika 336.
Në fund inspektorët kërkojnë që Komisioni i Disiplinës të marrë parasysh raportin e tyre dhe të vendos për përjashtimin e Skënderbeut me dhjetë vite nga të gjithë kompeticionet Evropiane, vendim të cilin ata e kërkojnë të futet në fuqi menjëherë duke nisur nga sezoni 2018-19./BW
RAPORTI