Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Mali të Zi dhe Kosovës për Demarkacionin.
Basha shkruan se ratifikimi i marrëveshjes nga parlamenti i Kosovës meriton vlerësimin nga BE për të avancuar më tej hapat e integrimit.
Statusi:
Përshëndes arritjen e marrëveshjes mes presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi. Në këtë përvjetor të dhjetë të pavarësisë ky është një lajm i mirë për Kosovën.
Marrëveshja është një akt i qartë i bashkërendimit të Kosovës me aleatët tanë euroatlantikë. Shpreh bindjen se votimi i saj në parlamentin e Kosovës meriton vlerësimin e duhur nga institucionet europiane dhe se do të shpejtojë hapat e Kosovës drejt integrimit europian./a.m.