Dy dite pas ekzekutimin me silenciator ne nje pallat ne zonen e ish Bllokut te biznesmenit Memli Begalla, dalin detaje të reja për autorin e dyshuar të vrasjes.
Mësohet se kamerat e zonës kanë fiksuar një person që dyshohet se eshte autori, i cili ka qene i veshur me xhaketë të bardhë, kishte mbuluar fytyrën me kapele ka lëvizur në këmbë në zonë por më pas eshte larguar me makinë pas vrasjes.
Autori dhe levizjet e tij janë filmuar nga kamerat e sigurisë në Rr. Nikolla Tupe, ku ndodhi edhe ngjarja.
Ekspertët sakaq, nga menyra se si ka ndodhur ekzekutimi, dyshojnë se kemi te bejme me vrasës me pagesë shkruan Panorama.
Begalla u kishte borxh 90 mijë euro disa personave./a.m.