Kospiri: Mbyllet faza e parë, jashtë skeme abuzuesit. Familjet që nuk plotësojnë kriteret të riaplikojnë në Bashki
Aplikimi i skemës së re të ndihmes ekonomike ka zbuluar dhjetëra raste abuzimi, ku familje të pasura përfitonin në kurriz të të varfërve.
Bardhylka Kospiri, Zëvendës Ministre e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale ka deklaruar se me skemën e re kanë aplikuar 18 mijë familje, të cilat përjashtoheshin nga ligji i vjeter.
Disa nga rastet më abuzive:
“Qytetari D. A. nga Bashkia Korçë, përfitues i skemës së vjetër nga verifikimi u konstatua që nuk deklaronte punësimi me një pagë mujore prej 149 mijë lekë në muaj.
Qytetari A. N. nga Bashkia Peshkopi, përfitues i skemës së vjetër nga verifikimi u konstatua që familjari i tij disponon dy automjete.
Qytetari A. P. nga Bashkia Fier, përfitues i skemë së vjetër nga verifikimi u konstatua që nuk deklaronte punësimin e dy familjarëve të vet, secili me një pagë mesatare 60 000 lekë.
Qytetari A. D. banues në Bashkinë Kukës përfitues i skemës së vjetër pas verifikimeve u konstatua që dispononte 4 automjete.
Qytetari M. S. nga Bashkia Pogradec, përfitues i skemës së vjetër nga verifikimi u konstatua që nuk deklaronte punësimin e vajzës me një pagë mujore prej 58 mijë lekë në muaj.
Qytetari G. S. banues në Bashkinë Kamëz, përfitues i skemës së vjetër pas verifikimit u konstatua se kishte kushte shumë të mira banimi (vilë dy-katëshe, si dhe dy automjete).
Deklarata e plotë e Kospirit:
Jemi në fazën kur ka përfunduar vlerësimi i parë i aplikuesve në skemën e ndihmës ekonomike, e cila po shtrihet ne te gjitha qarqet e vendit.
Kjo skeme e re garanton që pagesa e ndihmës ekonomike shkon te familjet më në nevojë.
Për herë të parë kanë patur mundësi aplikimi 18 mijë aplikues të cilët deri dje përjashtoheshin për shkak të kritereve përjashtuese të skemës së vjetër:
Nese ndryshoje vendbanim (nga nje zone ne tjetren) nuk e merrje ndihmen ekonomike, sot ky kriter eshte hequr dhe keto familje po perfshihen ne skemen e re.
Sistemi i ri është transparent. Kjo skeme funksionon përmes regjistrit elektronik, i cili duke qenë i lidhur me të gjitha sistemet online, të tatimeve, zyres se punesimit, te hipotekave, drejtorisë së transportit, sigurimet shoqërore, etj ELEMINON abuzuesit, të cilët deri dje përfitonin PA TË DREJTË pagesën e ndihmës ekonomike dhe numri rritej artificialisht, duke bërë që fondi të copëtohej në shuma të papërfillshme për familjet që janë vërtet në nevojë.
Për ta konkretizuar, cfare ben sistemi automatik?
Nxjer jashte abuzuesit sic jane keto raste me 4 makina apo page 1.5 milion dhe përfitonin ndihmë ekonomike.
Dhe janë evidentuar mijëra raste te tilla, të cilët përfitonin ndihme ekonomike në kurriz të atyre që ishin në nevojë dhe sot e përfitojnë ndihmën ekonomike të plotë.
Po ku shkojnë sot fondet e ndihmës ekonomike:
Keto fonde sot i perfiton nje familje qe deri dje merrte nje pagese minimale, edhe vetëm 1 mije lekë, ndersa sot merr ndihme te plote 8 mijë lekë.
Pra me skemen e re ka vetëm ndihmë ekonomike të plotë!
Pas fazes se pare, ka nisur verifikimi rast pas rasti nga sistemi elektronik dhe po vijohet edhe me verifikim në terren.
Cdo ditë po identifikohen derë më derë të gjithë ato familje që nuk janë kualifikuar në këtë fazë. Dhe sigurisht ka familje në nevojë të cilat nuk arrijnë të plotësojnë kriteret dhe nuk përfitojnë nga skema, por këto familje nuk e humbasin mbështetjen ekonomike.
Nëpërmjet rivlerësimit ato rikthehen si pjesë e skemës duke aplikuar në Bashki. Te gjitha Bashkive u është dhënë një fond prej 6% të fondit të ndihmës ekonomike për këto familje që nuk plotësuan kriteret për t’u futur në sistem.
Ndaj i drejtohemi cdo familje që nuk ka fituar ne kete faze, por që realisht është në nevojë, që të paraqiten menjëherë për aplikim pranë bashkive, të cilat duhet të përdorin fondin e vënë në dispozicion për këto raste, fond i cili tashmë eshte dyfishuar nga 3 ne 6% .