Një udhëtim që zgjati gati 1 vit për të ndjekur djalin e tyre në Lojërat Olimpike Dimërore. Prindërit e skiatorit të disiplinës freestyle Mischa Gasser përshkuan rreth 17 mijë kilometra me biçikletë nga Zvicra në Korenë e Jugut.
Guido Huwiler , babai i skiatorit
“Jam i lumtur që u takova me tim bir, ai dolëm mbanë”.
Guido Huwiler dhe Rita Ruttimann kaluan në 20 vende ku klima ndryshonte, ndërsa u detyruan të udhëtonin nga Kazakistani në Kinë me avion për shkak të problemeve në kufi. Skiatori i cili e siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike Dimërore në momentin e fundit për diçka kishte besim.
Mischa Gasser, skiator
“Isha më i sigurt që do të mbërrinin këtu se sa unë të merrja pjesë në olimpiadë”.
Udhëtimi i dy aventurierëve do të vijojë me Japoninë me të parë garën e djalit të tyre, për tu kthyer më pas në Zvicër për të programuar rrugëtimin e radhës.
a.ç