Kastriot Skënderi është emëruar Drejtori i ri i Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës duke zëvendësuar kështu Ardi Veliun i emëruar më 5 shkurt Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Skënderi ka qenë më parë drejtori i policisë së Gjirokastrës dhe Vlorës. Ai ka drejtuar policinë e Gjirokastrës në vitin 2015, në kohën e ndërhyrjes në Lazarat ku mbeti i vrarë efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha. Pas kësaj detyre ai u emërua Drejtori i Kufirit dhe Migracionit në Drejtorinë Rajonale të Kufirit Tiranë.
Ndërkohë në 24 janar, Skënderi ishte në listën e drejtuesve që morën gradën “Drejtues i parë” bashkë me Ardi Veliun bashkë me Bledar Çelikun, i cili është emëruar Drejtor i Njësisë së Task Forcës.