Të shtëna me armë zjarri kanë krijuar panik ditën e sotme tek qytetarët e Lezhës. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri, ndërkohë që nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Policia e mbërritur në vendngjarje ka shoqëruar 1 person, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.