Pjesë nga letra e kërkimit të dorëheqjes
Në këto 17 muaj të administrimit të universitetit kemi konstatuar shkelje të rënda dhe të vazhdueshme ligjore në veprimtarinë e rektorit të Universitetit që kanë krijuar një situatë të rëndë paligjshmërie me efekte të drejtpërdrejta të mos funksionimit normal të të gjitha strukturave të universitetit të Tiranës të cilat janë të lidhura drejtpërdrejte ose indirekt me autoritetin e rektoratit të Universitetit.
Gjatë gjithë kësaj periudhe vendimmarrja sjellja dhe komunikimi shkresor për probleme të rëndësishme të administrimit akademik dhe të universitetit dhe strukturave përbërëse të tij në cështje të rëndësishme nga ana e rektorit ka qenë në kundërshtim të hapur me ligjin. Kjo ka bërë që të pengohet rekrutimi i personelit akademik me kohë të plotë dhe atij administrativ. Të krijohen probleme lidhur me miratimin e më pas zbatimin e buxhetit të Universitetit për realizimin e funksioneve të tij.
Në mënyrë flagrante rektori ka marrë kompetencat e Administratorit të Universitetit. Nuk njeh autoritetin e tij dhe të bordit të administrimit. Ka nënshkruar kontrata furnizimi me efekte financiare të cilat janë kompetencë e administratorit , e ka pezulluar atë ka bllokuar pagat e punonjësve të rektorarit të Universitetit të Tiranës dhe Departamentit të Edukimit Fizik apo vonuar atë të pedagogëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, bllokimin e databazës dhe shërbimet informatike për studentët e pedagogët veprime këto në kundërshtim të hapur me ligjin.
Duke qenë se qëndrimi i Rektorit vazhdon të jetë i njëjtë, megjithë përpjekjen e instituticionale të autoriteteve dhe organeve brenda UT, si edhe atyre jashtë UT, vlerësojmë se qëndrimi i mëtejshëm në detyrë i Rektorit jo vetëm nuk i përgjigjet kërkresave ligjore, por është në dëm të hapur me interesat e administrimit, drejtimit dhe zhvillimit Instituticional të Universitetit të Tiranës.”
Deklarata e Ramës
Kryeministri Edi Rama sqaroi sot nga Kuvendi se çfarë kuptimi kishte ajo që tha dje gjatë përballjes me Senatin, kur foli për “prerje kokash”.
Duke iu drejtuar opozitës, ai tha se edhe në këtë rast, i marrin deklaratat dhe i kthen në argumente abuzive.
“Prerje koke e kërkon dekanati, janë 4 dekanë me në krye Dhori Kulen që i janë drejtuar me letër ministres së Arsimit duke i kërkuar shkarkimin e rektorit dhe duke e shoqëruar kërkesën me dokumentacion që sipas tyre provon shkelje të ligjit abuzime etj kanë përfunduan në gjykatë, kanë fituar edhe gjyqe dhe ajo që ne kemi bërë ka qenë e kundërta për ti dhënë kohë që të adoptohen dhe të vetëadministrohen”- tha Rama.