Një ditë pas analizës te Prokuroria e Krimeve të Rënda ku edhe ndodhen dosjet e nxehta të korrupsionit dhe krimit të organizuar, Kryeprokurorja Arta Marku ka nisur analizën në Prokurorinë e Tiranës. Marku është pritur në organin e akuzës së kryeqytetit nga titullari i akuzës, Dritan Rreshka.
Arta Marku ka kritikuar ashpër punën e Prokurorisë së Tiranës, pasi sipas saj kjo prokurori ka zhvilluar hetime pa cilësi dhe rezulton e çorganizuar. “Në dimensionin cilësor rezultojne dukshëm, hetime pa cilësi, sporadike të pa organizuara dhe me mungesë vizioni, për t’u fokusuar në prioritetet që ka patur dhe ka prokurroia në luftën kundër krimit”, ka thënë Arta Marku.
Ajo kërkuar nga prokurorët e kryeqytetit identifikim dhe hetim te personave me rekorde kriminale, me pasuri e stil jetese qe nuk reflektojne te ardhurat e tyre te ligjshme, me qellim krijimin e kushteve per te regjistruar çështje penale per “Pastrim te produkteve kriminale” dhe ndeshkimin e subjekteve aktive por dhe sekuestrim dhe konsfikim te asteve te vena me burime kriminale.
Deklarata e Arta Markut në analizën e Tiranës:
“Në dimensionin cilësor rezultojne dukshëm, hetime pa cilësi, sporadike të pa organizuara dhe me mungesë vizioni, për t’u fokusuar në prioritetet që ka patur dhe ka prokurroia në luftën kundër krimit.
– Prokurorët me kurajo dhe guxim duhet të fokusohen tek hetimi i ceshtjeve me karakter sensitiv dhe impakt ne publik, si korrupsioni ne te gjitha fushat dhe nivelet e cfardo lloji, abuzimi me pushtetin nga nepunesit publik, lufta kunder droges dhe grupeve kriminale qe organizojne dhe financojne kultivimin, shperndarjen e drogave ne qytetin e Tiranes.