Debati për ligjin për artin dhe godinën e Teatrit Kombëtar është zhvendosur në Ministrinë e Kulturës, ku një përfaqësi e aktorëve ka shkuar të takojë ministren Kumbaro, ndërsa pjesa tjetër e aktorëve ndodhen te Teatri Kombëtar. Ministrja Kumbaro është shprehur se projektligji për artin dhe kulturën është hedhur në ueb për të nxitur debat dhe sugjerime, të cilat kanë filluar të vijnë nga bashkitë. Ministrja është ndërprerë nga Bujar Asqeriu, i cili ka kërkuar me ngulm që aktorët të flasin.
Kumbaro ka theksuar se janë dy nisma të cilat do të nxisin cilësinë e artit, “1 decentalizimi i cilësisë artistike dhe tenderimi, i cili duhet hequr pasi ka burokraci që pengojnë.”
“I gjithë informacioni që ka ardhur nga debati që shpesh herë nuk ka qenë frytdhënës dhe jam i sigurt që jam çdo lloj argumenti juridik që ju do të sillni do të jetë i njëjti”, është shprehur Artan Imami.
“Teatrot në rrethe kanë vdekur, zonja ministr tunduni. Unë nuk jam kalimtar dhe nuk mendoj për lekët, unë jetoj për teatrin, jam i vërtetë dhe nuk i servilosem askujt. Zonja ministre vlerësojini dhe respektojini artistët”, u shpreh i irrituar Bujar Asqeriu.
“Asnjë nga studentët nuk kthehet andej nga ka ardhura pasi teatrot në bashki kanë vdekur. Unë për 3-4 vjet dal në pension, por teatri është shpirti i këtij vendi, investoni zonja ministre, për teatrin shqetësohem unë”, thotë Asqeriu.
“Më ke me vete në nismat e tua, jam shumë dakort me ato që thua”, u shpreh Kumbaro.
“Asnjë kryeministër nuk mbahet mend në Brazil, por Pele mbahet mend, sepse arti është ai që mbahet mend”, thotë Asqeriu tejet i revoltuar.
Takimi i aktorëve te teatri Kombëtar ka përfunduar dhe Kastriot Çipi dhe Ema Andrea janë nisur për në Ministrinë e Kulturës. Sipas aktorëve të mbledhur te TK, aktorët të cilët janë në takim me Kumbaron nuk janë përfaqësues të tyre.
ma.me