Pas aksidentit në Unazën e Madhe, një tjetër aksident rrugor ka ndodhur në Tiranë mëngjesin e kësaj të mërkure.
Dy automjete janë përplasur kokë më kokë pranë një pike karburanti në Kinostudio.
Një prej automjeteve është përmbysur në rrugë sipasojë e goditjes së fortë.
Mësohet se një person ka mbetur i lënduar nga aksidenti, ndërsa si shkak dyshohet të ketë qenë lëvizja tej normave të lejuara.
a.ç