Në Universitetin Bujqësor të Tiranës, kryeministri Edi Rama ka folur për skemat e reja të mbështetjes financiare të fermerëve.
Studentët master shkencor të Universitetit të Bujqësisë, do të angazhohen në krah të fermerëve, për shpjegimin e skemave, plotësimin e aplikimeve, si edhe shkrimin e projekteve.
Rama u kërkoi studentëve të asistojnë fermerët, ndërsa paralajmëroi shkrirjen e drejtorive të Bujqësisë dhe krijimin e strukturave të reja të informimit për fermerët.
“Duhet të rrisim kapacitetin e dijes. Në Europë nuk ekzistojnë fermërët e varfër. Fermerët tanë kanë nevojë për informacion. Kam qenë për shkrirjen e drejtorisë së bujqësisë dhe krijimin e strukturave të informimit. Bujqësia nuk mund të jetë biznes për mbijetesë. Ftoj studentet te bejne projekte dhe te fitojne financime”, deklaroi Rama
Rama i ka kthyer edhe pergjigje ankesave te fermereve te Korces qe ankohen se patatja e tyre nuk ka treg per tu shitur.
“Në Korcë ka një problem, mbiprodhim të patates, s’ka treg dhe të gjithë shikojnë nga shteti a thua se është qeveria të shkojë t’u blejë patatet. Në një treg të lirë me konkurencë të hapur, ka disa arsye pse ata që kanë mbjellë patate duhet të heqin dorë dhe s’duhet të rrinë të mendojnë që s’u shitet se shteti s’është në gjendje të bëjë të mundur. Ajo është patate e bardhë që së pari është më pak e preferueshme se patatja e Kukësit dhe del kur del patatja e dytë e Divjakës dhe janë të dënuar ta mbajnë pataten në stoqe, duhet të kalojnë te pemëtaria, mollët. Kjo do të thotë informim, nëse dikush ka pasion të mbjellë babane në Alpe le ta bëjë, por s’mund të kërkojë mbështetje financiare nga ne”.
a.ç