Mauricio Pochettino ka përgëzuar lojtarët e tij të Tottenham Hotspurit në barazimin 2 me 2 ndaj Juventusit, duke pohuar se ekipi e meritoi fitoren.Londinezët pësuan dy gola në nëntë minutat e parë të takimit, por u rikthyen përmes golave të Harry Kane dhe Christian Eriksenit.
“Ndeshje fantastike. Ishim të ngathtë dhe pësuam dy gola në nëntë minuta, por karakteri që shfaqëm ishte fantastik. Dua të përgëzoj lojtarët nga 2 – 0 disavantazh me një kundërshtar të vështirë. Duhet të fitonim më shumë sesa të merrnim barazimin”, ka thënë Pochettino.
“Jemi më të pjekur. Ndeshjet e kaluara ekipi u ngrit shumë. Është mirë për kapacitetin që kemi. Ekipi ishte i mrekullueshëm për mënyrën e reagimit. Duhet edhe pak fat në futboll. Ndeshja është e hapur, Juventusi është ekip i madh. Shpresojmë të fitojmë në Wembley”. (b.an)