DURRES-Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Durrësin, ku një 36-vjeçar është hedhur nga kati i 8 i një pallati, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja është regjistruar në lagjen 6 të qytetit bregdetar. Mësohet se i riu me inicialet F.K., është hedhur nga banesa e tij në rrethana ende të paqarta.
Fill pas ngjarjes së rëndë policia mbërriti në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton rreth zbardhjes së motivit të aktit ekstrem. (BalkanWeb)