Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, të cilëve iu gjetën dhe sekuestruan drogë dhe armë. Sipas mediave vendase, hetimi nisi nga një 20-vjeçar shqiptar që punonte si banakier në një lokal të njohur në Barlassina të Milanos.
Ai ishte madje mjaft miqësor nga klientët dhe kishte njohje me ta, por shumë pak e dinin që ai kishte edhe një “punë” të dytë. Në pranga ranë edhe dy bashkëpunëtorë të tij. Gjatë kontrolleve në makinat dhe banesat e tyre, policia sekuestroi 12 kg kokainë, 4.5 kg heroinë, dy mitralozë, një pistoletë gjysmëautomatike, një revolver dhe municione.
Hetuesit konfiskuan edhe një shumë parash prej 8400 Euro. Emrat e të arrestuarve nuk janë bërë me dije nga policia. Hetimi vazhdon për të zbardhur tërësisht këtë veprimtari kriminale.
a.ç