Ambasadorja e BE Romana Vlahutin ka folur edhe në lidhje me çështjen “Tahiri” gjatë takimit të 12 të Komunitetit të Stabilizimit BE-Shqipëri.
Ajo ka deklaruar se është në pritje të rezultateve të hetimit dhe se çështja po ndiqet me vëmendje.
“Presim që prokuroria të përfundojë hetimet dhe rezultatet të bëhen publike sa më shpejt. Heqja e mandatit të tij është përgjegjësi e Parlamentit”, tha Vlahutin./a.m.