Nëna e dy fëmijëve, 38 vjeç, vdiq pasi refuzoi të merrte trajtimin e duhur kundër gripit duke thënë se ilaçi ishte shumë i shtrenjtë.
Heather Holland, nga Weatherford, Texas, u sëmur të hënën e kaluar dhe u diagnostikua me grip të mërkurën.
Për të trajtuar virusin, mjekët i thanë asaj të merrte Tamiflu, një mjekim antiviral që përdoret gjerësisht gjatë sezonit të gripit.
Megjithatë, mësuesja mendonte se kushtonte shumë, sipas bashkëshortit të saj Frank, i cili përfundimisht ia bleu gruas ilaçin pasi simptomat nuk po i lehtësoheshin.
Të premten në mbrëmje, gjërat u përshkallëzuan dhe ajo përfundoi në spital nën kujdes intensiv ,tha bashkëshorti i saj për Daily Mail.
Por Heather vdiq ditën tjetër, duke lënë pas burrin e saj, një vajzë 10-vjeçare dhe një djalë shtatëvjeçar./tvklan/
a.ç