Motra e vogël e udhëheqësit koreanoverior ka pushtuar të gjitha mediat e huaja. Kom Yo-jong ishte në qendër të vëmendjes kur mbërriti në Korenë e Jugut për një vizitë treditore me rastin e lojrave Olimpike dimërore. Mediat thonë se diplomacia dhe sporti janë përzier në një mënyrë të pashembullt, pasi vizita historike në Jug, e motrës së Kim Jong-Un e ka shtruar rrugën e shpresës për marrëdhënie më të mira mes dy Koreve.
Motra e vogël e udhëheqësit diktator të Koresë së Veriut, Kim Yo-jong pushtoi vëmendjen e të gjitha mediave ndërkombëtare, kur mbërriti në Korenë e Jugut për një vizitë tre-ditore, për të ndjekur ceremoninë solemne të hapjes së Olimpiadës Dimërore.
Mediat shkruajnë se tashmë diplomacia dhe sporti janë përzier në një mënyrë të pashembullt, pasi vizita historike e motrës së liderit Kim Jong-un e ka shtruar rrugën e shpresës për marrëdhënie më të mira mies dy Koreve në Gadishull.
Momenti i paimagjinueshëm ishte kur Presidenti i Koresë së Jugut, Mun-Jae-in, shtrëngoi dorën me femrën e parë më me pushtet të Koresë së Veriut.
Me një buzëqeshje të këndshme dhe të përulur, Kim Yo-jong la një mesazh të ngrohtë në librin e mysafirit presidencial në Seul, i cili nuk mund të kalonte pa u vënë re në mediat ndërkombëtare.
“Unë shpresoj se Pheniani dhe Seuli do të afrohen më shumë në zemrat e njerëzve tanë dhe do të ecin përpara drejt së ardhmes së unifikimit të begatë”, tha ajo në mesazhin e librit e të ftuarve të Presidentit koreanojugor.
Kim Yo-jong, e cila ka studiuar në Zvicër, pushtoi titujt e mediave me në zë, ku shumë prej tyre nisën ta krahasojnë me Ivanka Trump, vajzën e presidentit amerikan Donald Trump, pjesërisht për shkak të rolit që të dyja gratë luajnë në jetën e politikës.
Ekspertët thonë se Kim Yo-jong ka ndikim të madh te vëllai i saj, sepse ajo është një nga të paktët njerëz, që ai mund të ketë besim dhe është krahu i vendimmarrjes në Komitetin Qendror të Partisë së Punëtorëve të Koresë.
Departamenti Amerikan i Shtetit e kishte vendosur në listën e zezë motrën e Kim Jong Un, në janar të 2017, duke e shtuar atë në listën e shtetasve të caktuar për abuzime të rënda të të drejtave të njeriut, në Korenë e Veriut./Ora News.tv/