Ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique dëshiron të rikthehet në futboll të marrë drejtimin e ndonjë skuadre. Mundo Deportivo raporton se garën për të janë duke e udhëhequr dy klubet e Premier Ligës, Chelsea dhe Arsenali, transmeton Koha.net.
Spanjolli shihet si zëvendësues i Antonio Conte, e ardhmja e të cilit të Chelsea nuk është e sigurt pas formës së dobët që po kalon klubi i tij. Përderisa Arsenali po mendon për zëvendësimin e Arsene Wengerit i cili është që një kohë të gjatë në krye të këtij klubi.
Në garë për Enriquen raportohet se janë edhe PSG-ja dhe Milani.