Në Gjykatën e Shkodrës është dhënë masa ‘arrest me burg’ për tre nga katër personat e arrestuar nën dyshimin e atentatit ndaj shtetasit Lulzim Kulla, ndaj të cilit u vendos një sasi prej 400 gram tritol.
Nën masa të rrepta sigurie, gjykata ka vendosur ‘arrest me burg’ për tre të arrestuarit, edhe pse ata nuk pranuan të kenë lidhje me atentatin ndaj të fortit të Shkodrës
Autorët e atentatit u kapën pak ditë më parë, pas një aksioni të gjerë të Policisë së Shkodrës dhe Elbasanit.
Shtetasit Endri Çopja, Alger Lulaj dhe Serxho Teta janë shoqëruar sot në gjykatë nën masa të rrepta sigurie.
Në sallën e gjyqit ata nuk e kane pranuar akuzen, madje kane thene se nuk kane qene kurre ne kete qytet. “Nuk kemi lidhje me atentatin ndaj Lulzim Kulles. Skemi qene kurre ne Shkoder”- kane thene ata.
Atentati shkaktoi plagosjen e 8 personave, midis të cilëve Lulzim Kulla, i cili mbeti i plagosur rëndë.
Ngjarja ndodhi më 13 janar të këtij viti në mes të ditës në një zonat më të populluara të qytetit verior, ndërsa lënda eksplozive shpërtheu teksa Kulla tentonte të hipte në makinën e tij.
a.ç