“Është një emocion i papëshkrueshëm. Unë ia kushtoj këtë çmim shtëpisë sime diskografike, që ka besuar te unë atëherë kur askush tjetër nuk besonte”
Këto ishin fjhalët e para të Ermal Meta pasi arriti të rrëmbente trofeun e ‘Sanremo 2018’, bashkë me kolegun e tij Fabrizio Moro me këngën ‘Non mi avete fatto niente’.
Ndërkohë këngëtari italiane Farbizio Moro tha se këngën ia dedikonte djalit të tij, që e ndiqte nga salla.
Kënga e Ermal Metës dhe Fabrizio Moro ‘Non mi avete fatto niente’ është kënga më e shkarkuar në iTunes dhe kënga më e dëgjuar në Spotify dhe platformat e tjera, ndërsa hashtagu ’#IostconMetaMoro’ është më i klikuari në Tëitter këtë javë.
a.ç