Pas grindjeve brenda partisë socialdemokrate Martin Schulz dorëhiqet si nga posti i kryetarit të partisë edhe nga posti i parashikuar si ministër i Jashtëm. Kryetari në largim i partisë socialdemokrate (SPD)Martin Schulz për shkak të rritjes së presionit nga radhët e veta hoqi dorë nga posti i parashikuar i ministrit të Jashtëm në qeverinë e re të koalicionit me unionin konservator (CDU/CSU).
Ai deklaroi se heq dorë nga pjesëmarrja në kabinetin e ri qeveritar dhe njëkohësisht shpreson, që me këtë të marrin fund edhe grindjet brenda SPD-së. Kjo ka të bëjë edhe me faktin, se ambiciet e tij personale duhet të qëndrojnë pas interesave të partisë, sipas tij. Nga diskutimi lidhur me personin e tij ai sheh të rrezikuar edhe votën e bazës së partisë për koalicionin, thuhet në deklaratën e publikuar të Schulz-it. Më parë disa media njoftuan për tërheqjen e kreut të SPD-së.
Në gazetën “Bild” thuhej, se nga kryesia e SPD-së i ishte dhënë ultimatum Schulz-it, deri të premten pasadite për t’u tërhequr nga posti i planifikuar i ministrit të Jashtëm. Sfondi i tërheqjes së tij ka të bëjë me pakënaqësinë në bazën e SPD-së, kryesisht në degën më të madhe të partisë në landin e Renanisë Veriore – Vestfalisë. Schulz fillimisht kishte deklaruar, se nuk do të hyjë në një kabinet nën kancelaren Angela Merkel.
Refuzim në masë ndaj Schulz
Sipas një sondazhi shumica e gjermanëve e refuzojnë Martin Schulz-in në Ministrinë e Jashtme. Tre nga katër të pyetur (72 përqind)e kponsideruan këtë si një hap të gabuar, sikurse rezulton anketimi i Forss-s mandatuar nga kanali RTL që u bë publik të premten (09.02). 26 përqind e konsideronin këtë si të drejtë. Edhe 60 përqind e anëtarëve të SPD-së nuk donin ta shihnin Schulz në një qeveri nën Angela Merkel./DW/ (b.an)