Kuvendi pritet të shqyrtojë të enjten, në seancën plenare të radhës, një numër çështjesh të rëndësishme. Rendi i ditës i parlamentit parashikon diskutimin e projektligjit “Për lojërat e fatit”, “Për shërbimin postar”, të disa ndryshimeve në ligjin “Për kthimin dhe kompesimin e pronës”, si dhe ratifikimin e dy marrëveshjeve.
Seanca e sotme pritet të miratojë një rezolutë të posaçme “Për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të personave që i përkasin komunitetit LGBT”, si dhe të pr/vendimit “Për miratimin e fondit nga buxheti i shtetit për financimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet vendore 2015″.
Pikë e fundit e rendit të ditës është shqyrtimi i kandidaturave të propozuara nga komisioni i Medias për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar.
Redaksia Online
(JavaNews.al)