Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Xhafzotaj, ndërsa nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
Në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur asnjë nga familja në banesë.
Fqinjët pasi kanë parë flakët kanë njoftuar zjarrfikësen, e cila po punon për shuarjen e zjarrit, ndërsa kanë nisur edhe hetimet për të zbardhur shkakun.
Nga hetimet e para dyshohet se mund të ketë qenë ndonjë shkëndijë elektrike shkak i zjarrit.
a.ç