Policia italiane bën me dije se një shqiptar ka mbetur i plagosur ditën e djeshme, pasi është goditur disa herë me thikë.
Siç bëhet e ditur, lidhur me këtë ngjarje, policia italiane ka arrestuar 2 shqiptarë, duke i akuzuar për tentativë vrasje të bashkatdhetarit të tyre.
Dy shqiptarët janë identifikuar nga mediat italiane si Vilson Dapi dhe Veli Hakballa, përkatësisht 29 dhe 24 vjeç.
Pas një sherri që kanë pasur me shqiptarin tjetër, 34-vjeçarin Elis Rredhin, e kanë goditur disa herë me thikë në shpinë duke e lënë të plagosur.
Ai është dërguar në spitalin e Barit, ku mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore, edhe pse ndaj tij ka pasur një ndërhyrje kirurgjikale.
Policia ka nisur hetimet për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.
a.ç