Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reagur pak orë pas operacionit të policisë së Shkodrës ku u bë e mundur arrestimi i autorëve të atentatit me tritol ndaj Lulzim Kullës, ku mbetën të plagosur 8 persona, mes të cilëve edhe edhe vetë objektivi.
“Sërish nje superaksion policor në Shkoder.Tjetër goditje e fortë ndaj krimit të organizuar. Në pak javë, pas një pune intensive&profesionale u bë e mundur zbulimi&ndalimi i autorëve të shpërthimit me eksploziv të para ca javëve në Shkodër. @ForcaELigjit do vazhdojë të godasë fort!”, shkruan Xhafaj
Ministri i Brendshëm ka vlerësuar angazhimin e Forcave Operacionale&RENEA
“Vlerësimet më të mira për drejtuesit&oficerët e Policisë kriminale të Drejtorisë Shkodër që në pak javë zhvilluan 2 operacione të shkëlqyera. Përgëzime për angazhimin profesional Forcave Operacionale&RENEA.Falënderim i sinqertë për frymën bashkëpunuese Prokurorisë së këtij qyteti”, shkruan ministri Xhafaj
Më herët, policia e Shkodrës zbardhi atentatin me tritol ndaj Lulzim Kullës më 13 Janar.
Gjatë një operacioni të koduar “Together”, u arrestuan Endri Çopja 29 vjeç dhe Argel Lulaj 31 vjeç.
Të dy akuzohen për vrasje në rrethana cilësuese të mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe shkatërrim të pronës me eksploziv.
javanews.al/a.ç