Pasditen e 5 shkurtit Ardi Veliu u prezantua si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Por më datë 6 ai ka nxjerrë urdhrin e parë të tij për 13 mijë punonjësit që ka në varësi.
Urdhri ka të bëjë më paraqitjen e jashtme të forcave të policisë dhe zbatimit korrekt të orarit zyrtar të punës. Në urdhër thuhet se punonjësit e policisë duhet të kenë kujdes për pamjen e tyre, të ruajnë nivelin e domosdoshëm të pastërstisë dhe të respektojnë kodin e veshjes.
Për ata që janë me uniform është detyrueshme të përdorin uniformën sipas rregullores.
Përdorimi i uniformës zyrtare të Policisë së Shtetit ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e çdo drejtori policie, por problem mbetet pajisja e policëve me uniforma zyrtare.
Një pjesë e mirë e punonjësve të policisë nuk kanë uniforma dhe nuk dihet nëse bashkë me urdhrin, drejtori i ri i policisë do të zgjidhë dhe pajisjen e tyre me uniforma apo policët do detyrohen që ta sigurojnë vetë atë siç ka ndodhur rëndomë, shkruan BW
Në urdhër, Ardi Veliu përcakton edhe veshjet për punonjësit civilë apo për ato punonjës policie që nuk e kanë të detyrueshme veshjen e uniformës.
Për zbatimin e të gjithë këtyre kritereve shkruhet në urdhër ngarkohen të gjithë titullarët në nivel qendror dhe vendor.
a.ç