Mario Balotelli mund të rikthehet në Kombëtaren Italiane pas 4 vitesh mungesë. Mospjesëmarrja në Kampionatin Botëror i lejon trajnerit të ri Di Biagio që të ketë mundësinë t’i japë një tjetër shans sulmuesit problematik.
Muajin e ardhshëm Italia do të luajë miqësore me Anglinë dhe Argjentinën. 27-vjeçari ka habitur me performancën e tij tek Nice ku ka shënuar 13 gola në kampionat.
Historia e Balotelli me kombëtaren italiane përfundoi me eliminimin nga Kampionati Botëror i Brazilit. Deri atëherë sulmuesi kishte luajtur 33 ndeshje duke shënuar 13 gola.
Di Biagio pritet të rikthejë edhe portierin Buffon si dhe Giorgio Chiellini. Mediat italiane raportojnë se në listën e të grumbulluarve do të jenë edhe të rinjtë Donnarumma dhe Patrick Cutrone të cilëve mund t’u jepen minuta të mjaftueshme për të treguar aftësinë në takimet që do të luhen në ‘Wembley’ dhe ‘Etihad Stadium’.
a.ç