Policia ka sekuestruar në Romë 4 kg kokainë, ndërsa në pranga kanë rënë një shqiptar dhe një italian.
Shqiptari i arrestuar është 34-vjeç, ndërsa italiani 44, ata u kapën në momentin që po bënin shkëmbimin e kokainës.
Por përveç kokainës, shqiptarit i janë sekuestruar edhe një shumë e konsiderueshme në euro, ndërsa kishte një dokument bullgar të falsifikuar.
Policia italiane vijon operacionin për të vendosur para ligjit dhe persona të tjerë që janë të përfshirë në rrjetin e trafikut.
a.ç